Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.8 për qind
Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.8 për qind, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë edhe më 2025 në 3.9 dhe një vit më vonë në 4 për qind.
Paraprakisht, rritje prej rreth 4 për qind për këtë vit kanë parashikuar edhe autoritetet e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë kanë thënë se që rritja ekonomike të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, duhet të jetë në shifra dyshifrore.