Liverpool mposht Crystal Palace, ngjitët në krye
Liverpool ka arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës në Premier League.
‘Të Kuqte’ e Anglisë e kanë mposhtur në udhëtim Crystal Palace-n, me rezultat 0-1, të shtunën në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.
Dueli mes Palace-s dhe Liverpoolit, ka dhuruar një ndeshje interesante, më raste nga të dy skuadrat, edhe pse u shënuan vetëm një gol.
Ishte Jota (9’), i cili shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Liverpoolin, e cila tani ngjitët në krye të tabelës me 18 pikë, katër më shumë së Man City dhe Arsenali, këto dy të fundit kanë një ndeshje me pak.