Foda publikon listën e Dardanëve për sfidën me Lituanin dhe Qipron

Foda publikon listën e Dardanëve për sfidën me Lituanin dhe Qipron

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

Dardanët me 12 tetor luajnë në udhëtim tek Lituania, ndeshje që fillon në orën 15:00 sipas kohës lokale në Kosovë, derisa tri ditë më vonë, Kosova përballet me Qipron në ‘Fadil Vokrri’, duel ky që fillon në orën 20:45.

Të dy ndeshjet transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kosova ka zhvilluar dy ndeshje, ku është mundur nga Rumania (0-3), derisa e ka mposhtur Qipron (0-4) në udhëtim.

Share This