Avokati Taulant Hodaj i bën ftesë publike Baton Haxhiut për një përballje live në televizion
Avokati Taulant Hodaj në rrjetin social Facebook, ka bërë një reagim për shkrimin e publikuar disa ditë me parë në mediumin ‘Albanian Post’.
Në atë shkrim, thuhet që zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’ ka përfituar mjete financiare nga Federata e fubtbollit të Kosovës.
Hodaj i cili ishte edhe u.d. Sekretar i FFK-së, ka thënë që ai është duke përballur me një fushatë linquese në media nga persona dhe grupe të interesit.
Madje Hodaj i ka bërë ftesë publike pronarit të Albanian Post, Baton Haxhiut për një përballje live në televizion.
Ky është shkrimi i tij.
Reagim ndaj fushatës linquese dhe shpifjeve të Baton Haxhiut dhe Albanian Post
Të dashur miq,
Kohëve të fundit jam përballur me një fushatë linquese në media nga persona dhe grupe të interesit, të cilët kanë humbur betejat ligjore me klientë që unë i përfaqësoj. I kuptoj deri dikund, humbja nuk është lehtë e përballueshme!