Shënoi golin e fitores për Besiktas, Rashica në formacionin e javës
Futbollisti kosovar i Besiktasit, Milot Rashica, ka bërë paraqitje mjaft të mirë në fitoren e skuadrës së tij ndaj Eyupspor (2-1), ndeshje kjo e luajtur në fundjavën që lamë pas.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, shënoi golin e dytë dhe të fitores për Besiktasin.
Rashica është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Nga Sofascore, Milot Rashica u vlerësua me notën 8.4, më të lartën nga futbollistët që bëjnë pjesë në këtë 11-she dhe të njëjtë me portierin e Galatasarayt, Fernando Muslera.
Rashica zë vend për herë të dytë në formacionin e javës në elitën e futbollit turk.
Formacioni: Muslera, Yavru, Stka, Heliton, Sen, Charisis, Rashica, Cham Saraqeviq, Hwang, Janvier, Dzeko