A do të jetë gati De Bruyne për derbin me Arsenalin? Flet Guardiola

A do të jetë gati De Bruyne për derbin me Arsenalin? Flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk e përjashton mundësinë që Kevin de Bruyne nesër të jetë në lojë në derbin ndaj Arsenalit.

Kampioni në fuqi i Anglisë dhe nënkampioni do të përplasen nesër pasdite në derbin e madh anglez.

De Bruyne është në dyshim pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Interit mesjavën që lamë pas në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Guardiola nuk hedh poshtë mundësinë që ylli belg të jetë gati për duelin e nesërme.

“Ai ndihet pak më mirë. Sot do të stërvitemi dhe do të shohim. Ai mund të jetë i përfshirë”, ka thënë Guardiola.

Share This