Musliu për Hamzën: Me padurim po presin njerëzit programin e PDK-së, nuk ka ai programe të “Miss Gjyshes”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, beson se njerëzit “me padurim” po presin shpalosjen e programit qeverisës të të nominuarit të partisë së tyre për kryeministër, Bedri Hamzës.
“Bedri Hamza është kandidat serioz nuk është as demagog as hajgaregji. E kemi të kjartë që me padurim pritet programi i PDK-së për Kosovën sepse vetem PDK mundet me e nxjerrë vendin nga kriza që e ka futur Albini &Co”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
A ka Bedri Hamza Program?
Cili është programi i Bedri Hamzes për zgjedhjet?
Kur ka me dalë Bedri Hamza me Program? Pse spo del Bedri Hamza me program?
Durim njërez të mirë .
PO, ka Bedri Hamza Program? PO, ka ekip profesionale e serioze Bedri Hamza.
Bedri Hamza del me program bash kur ai mendon se duhet me dalë me program dhe me e prezantu para qytetarëve.
Mos pritni qe Bedri Hamza del me asi programi: “Kena mi zgjedhë Miss Gjyshen”, “Mi lëshu nanat nëpër livadhe”
“nipi inipit dajes tezes t’migjes dajes halles”.
Bedri Hamza është kandidat serioz nuk është as demagog as hajgaregji.
E kemi të kjartë që me padurim pritet programi i PDK-së për Kosovën sepse vetem PDK mundet me e nxjerrë vendin nga kriza që e ka futur Albini &Co.