A do të kandidojë për deputete Argita, kjo është përgjigjja e Sali Berishës
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e vitit 2025, se a do jenë lista të hapura apo të mbyllura dhe se a do kandidojë edhe Argita Malltezi.
“Në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion, për sa i përket Argita Malltezit atë nuk e vendos unë, e vendos vetë ajo. Nëse dëshiron, primaret janë të hapura. Nuk ka asnjë pengesë, por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie”, përgjigj Berisha.
Ndërsa për lëvizjen e opozitës për lista të hapura, ish-kryeministri tha se do ta nisin sa më parë të munden.
“Do jetë e pandalshme, PD do përmbushë misionin e saj, rikthimin e votës së lirë shqiptarëve. Shqiptarët kanë të drejtë t’ia kërkojnë, nuk mashtrohen dot nga opozita e opozitës që nga zyrat e Edi Ramës shkojnë në studio për të vjellë vrer kundër opozitës”, tha ai.