Flaka Loxha e bronztë në Zagreb
Xhudistja nga Kosova, Flaka Loxha, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix-in e Zagrebit, duke triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në ndeshjen për medalje, Loxha e ka mposhtur kroaten Tihea Topolovec.
Ajo e ka nisur garën me fitore ndaj japonezes Hiyori Koga, për të vazhduar më pas me një tjetër fitore ndaj izraelites Maya Leopold. Megjithatë, rrugëtimi i saj është ndalur në gjysmëfinale, ku ka pësuar nga nga kroatja Ana Viktorija Puljiz.
Në të njëjtin turne, të premten ka garuar edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri në 52 kilogramë, por është eliminuar në ndeshjen e saj të parë. Ndërkohë, të shtunën pritet të garojë Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.