Hamza: Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë mund t’i bëjmë në tërë Kosovën
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili nga PDK është caktuar si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme, nëpërmjet një videoje ka treguar për investimet që ka bërë në fushën e arsimit në shkollat e komunës së Mitrovicës.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur për punën e bërë dhe ka thënë se me angazhim dhe përkushtim, një ndryshim i ngjashëm mund ta bëhet në tërë Kosovën.
“Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë. Jam i lumtur që, përkundër kufizimeve dhe pengesave të shumta, ndryshime rrënjësore kemi bërë edhe në sektorin e arsimit në Mitrovicë”, ka shkruar Hamza.
“Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, ka theksuar kryetari i Mitrovicës.