Franca liron me kusht kreun e Telegram-it
Themeluesi i Telegram, Pavel Durov është liruar me kusht pas arrestimit në Francë javën e kaluar.
Ndër të tjera, prokuroria e Parisit tha se kundër Durov-it janë hapur procedura formale për dyshimin për bashkëpunim të pamjaftueshëm me autoritetet në hetimet penale dhe ndihmën dhe nxitjen e veprave penale në aplikacionin e tij të mesazheve.
”Shefi i Telegram u vu nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe u urdhërua të paguante 5 milionë euro (5.5 milionë dollarë) si kusht”, theksuan prokurorët.
Ai gjithashtu duhet të paraqitet në një komisariat dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga Franca.
Durov u arrestua pasi mbërriti në aeroportin Le Bourget të Parisit të shtunën nga Azerbajxhani. /atsh