Marrëveshja për avionët luftarakë- Makron nis vizitën dy ditore në Beograd
Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) nis vizitën e tij dy ditore në Serbi, ku do të pritet nga homoblogu i tij Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).
Dy krerët e shteteve, pritet që të forcojnë dhe thellojnë marëdhëniet dypalëshe Serbi-Francë.
Pas vizitës së sotme në Beograd, të premten Makron do të vizitojë Novi Sadin.
Kjo është vizita e dytë në pesë vite e Presidentit Makron në Beograd. Gjatë kësaj vizite, Makron dhe Vuçiq pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë Rafale.
Vizita e Makronit në Serbi vjen po ashtu pas gati rreth 5 muajsh, pasi presidenti francez priti në Paris homologun Vuçiç.
Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq u tha gazetarëve se blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe në një vlerë prej 3 miliardë eurosh.