Skepticizëm për hapjen e Urës së Ibrit
Njohës të çështjeve politike dhe integrimeve evropiane kanë mendime të ndryshme sa i përket hapjes së Urës së Ibrit dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.
Me gjithë paralajmërimet e institucioneve të Kosovës që Ura e Ibrit do të hapet së shpejti, kjo urë vazhdon të jetë e mbyllur.
Politologu, Albinot Maloku nuk pret konkretizim të hapave nga qeverisë për këtë çështje duke e cilësuar si populist synimin e saj për hapjen e urës.
“Hapja e urës do duhej të bëhej kohë më pare duhej të jetësohej marrëveshja për këtë çështje. Angazhimin aktual po e shoh më shumë si populist në frymën e regresit të kësaj qeverie,,, diskutim populist pa efekt dhe pa konkretizim të hapave nga qeveria”, tha Maloku për RTV21.
Njohësi i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku, ndërkaq thotë organet kompetente duhet ta bëjnë vlerësimin e kushteve për hapjen e Urës së Ibrit por që sipas tij, BE-ja duhet t’i bëjë presion Serbisë për moskundërshtim të veprimeve demokratike në Kosovë.
“Përderisa ka pasur një plan të be plan dhe afat kohor përderisa kemi kundërshtim jo esencial të qytetarëve serb atje por nga shteti serb vet BE-ja do duhej të orientonte presionin e saj që kundërshton zhvillimin demokratike në Kosovë”, tha Mazreku.
Sa i përket mundësisë së përfshirjes së çështjes urës së Ibrit në dialogun Kosovë-Serbi, Maloku dhe Mazreku kanë vlerësime të ndryshme.
“Ky është gabim që po vjen si pasojë e hapave jo të menqur të Qeverisë së Kosovës për shkak se për hapjen e Urës ka pasur diskutim por hapat jo t e mënyrë të qeveria e po bënë që po ….për cdo ceshtje aa i perkr veriut… dhe kjo është si pasojë ndryshimeve negative regresive të qeverise në raport me veriun”, tha Maloku.
“Është e çuditshme që disa veprime të BE-së janë kontadiktore me vlerat fundamentale të BE-së qëndrimi i BE-së është kontradiktor me raport më hapje eures kur dihet qe ka një plan për hapjen e ures prandaj një kundërshtim kaq i hapur i BE-së është kontratiktor”, tha Mazrreku.
Faktori ndërkombëtar, po kërkon vazhdimisht që për hapjen e urës të ketë koordinim mes të gjitha palëve të prekura që të mos përshkallëzohet situata.