Sulmi rus me bombë vret dy persona në Sumy të Ukrainës
Një sulm rus me bombë ka vrarë dy persona në Sumy të Ukrainës.
Prokurorët atje kanë bërë të ditur se Rusia ka hedhur dy bomba të drejtuara në infrastrukturën civile, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, më 17 gusht, pati një tjetër sulm me raketa në Sumy, nga i cili u djegën disa vetura.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundmi tha se kishte pasur një rënie të granatimeve dhe viktimave civile që nga inkursioni i Kurskut.