Osmani bashkë me USAID-in sot nënshkruajnë marrëveshje afro 35 milionëshe
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me Mary Elieen Deviit, në emër të USAID-it, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Siç bëhet e ditur, pas ceremonisë, e para e shtetit, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të mbajnë konferencë për media.
Ngjarja është paraparë që të nis nga ora 11:00, e që do të mbahet në Presidencë.