Superliga rikthehet me disa superpërballje

Superliga rikthehet me disa superpërballje

Superliga e Kosovës në futboll, këtë fundjave vjen me ndeshjet e xhiros së dytë.

Vikendi që po vjen parashikohet të jetë i ‘nxehtë’ në elitën e futbollit tonë.

Kjo fundjave hapet të shtunën pasdite me duelin Suhareka-Dukagjini, ndërkaq, të dielën pasdite ballafaqohen Malisheva-Ferizaj dhe Feronikeli ’74-Llapi.

Ndërkaq, të hënën luhet ballafaqimi mes Gjilanit dhe Ballkanit, derisa derbi mes Prishtinës dhe Dritës luhet më vonë për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës.

Superliga /Java e dytë

Të shtunën takohen:

Suhareka-Dukagjini

Të dielën takohen:

Malisheva-Ferizaj

Feronikeli ’74-Llapi

Të hënën takohen:

Gjilani-Ballkani

Prishtina-Drita (shtyhet)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.

Share This