Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn dhe një person tjetër
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim reperin e njohur Noizy dhe Bahtjar Bajraktarin, si të dyshuar për përleshjen që ndodhi në një diskotekë në Pejë javën që shkoi.
Në njoftimin e Policisë theksohet se ata po kërkohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]