Deli Hajdini – “Dardani i ri” i Kosovës
Futbollisti i talentuar i VFB Stuttgart U19 Deli Hajdini tani do të jetë pjesë e Kosovës.
I pari i FFK-së Agim Ademi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar afrimin e Hajdinit, i cili do t’i bashkohet Kosovës U19.
Ademi i uroi mirëseardhje Hajdinit, që do të jetë opsion për përzgjedhësin Adil Maliqi, qysh në muajin shtator
“Mirësevjen Deli Hajdini
Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhje futbollistit të talentuar Deli Hajdini, lojtar i VFB Stuttgart U-19, në Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vazhdën e sjelljeve të reja dhe premtuese në ekipin kombëtar U-19, veçanërisht para garave të kësaj grupmoshe.
Në nëntor, Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U-19, e udhëhequr nga selektori Adil Maliqi, si pjesë e grupit të 10-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024/25, do të ndeshet me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe, në turnamentin i cili do të mbahet në Kosovë.
Të gjithë ne besojmë në potencialin dhe përkushtimin e Deliut dhe jemi të sigurt që ai do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për suksese të reja.
Forca Kosova!”, shkroi ndër të tjera Ademi.