Asllani pas fitores ndaj Serbisë: Tani të mendojmë për Andorrën

Asllani pas fitores ndaj Serbisë: Tani të mendojmë për Andorrën

Pas fitores historike ndaj Serbisë në Leskovc, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka ndarë emocionet e kësaj sfidë të veçantë.

Ai e përshkroi përballjen si një ndeshje të fortë dhe të ngarkuar emocionalisht, por që kuqezinjtë e kishin përgatitur me synimin e vetëm – fitoren.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, por e kishim përgatitur mirë dhe e dinim se duhej të jepnim gjithçka në fushë. Tani do të hedhim shikimin nga Andorra. Sigurisht, ajo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë moment, sepse duhet të marrim me patjetër tri pikët,” u shpreh Asllani.

Në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në ndjekje të vendit të dytë. Pas gjashtë ndeshjesh, kuqezinjtë kanë grumbulluar 11 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila ka luajtur një ndeshje më pak.

Atmosfera në kampin kuqezi mbetet e qetë, por e fokusuar – me objektivin e qartë për të marrë maksimumin në përballjen e radhës ndaj Andorrës, që mund të rezultojë vendimtare për rrugëtimin drejt Botërorit.

Share This