Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani
Gjykata Penale në Maqedoni te Veriut i ka ulur masën e kujdesit shtetasit të Kosovës, ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Nga paraburgimi ekstradues, Ramadani kalon në arrest shtëpie në një adresë në Shkup.
“Ndërpritet masa e paraburgimit ekstradues ndaj personit Blerim Ramadani nga Republika e Kosovës e caktuar me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake më 18 korrik 2024. Masa e paraburgimit prej 30 ditësh konsiderohet nga data 17 korriku deri më datën 16 gusht 2024. Masa e paraburgimit ekstradues ndërpritet dhe caktohet masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Blerim Ramadani në bazë fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani në cilësinë e ish-ushtarit të UÇK-së ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes, raporton rtk.