Kështu do të jetë moti sot në Shqipëri
Masat ajrore më të freskëta nga atlantiku do të depërtojnë në shtresat e larta të atmosferës duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave.
E Mërkurë 31 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/34°C
– Zonat e ulëta 22/38°C
– Zonat bregdetare 24/37°C