Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës

Ardita Sinani të martën është zgjedhur në krye të Komunës së Preshevës pasi ka arritur të sigurojë shumicën në Kuvendin Komunal.

Në fjalën e saj si kryetare e re e dalë nga zgjedhjet e 2 qershorit, Sinani tha se rezultatet e 2 qershorit ishin edhe mesazh për partitë shumicë që qeverisin sot me Preshevën.

Sinani ka premtuar se do të punojë edhe për kthimin e imazhit të Komunës së Preshevës, që sipas saj është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Sipas saj, roli dhe kontributi i Tiranës dhe Prishtinës s’do të konsiderohet asnjëherë përzierje në punët e brendshme dhe se koordinimi do të vazhdojë, meqë shkelja e të drejtave të pakicave nga pushteti në Serbi po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

“Së pari që komunës të rikthej qeverisjen në duart e qytetarëve dhe rikuperim i imazhit jashtëzakonisht të dëmtuar në arenën mbarëkombëtare. Për qeverisjen tonë roli dhe kontributi i Tiranës dhe Prishtinës s’do të jetë asnjëherë përzierje në punët e brendshme, por koordinimi i hapave politike me dy qendrat tona kombëtare do të jetë konsistent dhe i pandërprerë, sepse shkelja e të drejtave të pakicave po shtohet çdo ditë e më shumë nga qeverisja autokrate e Beogradit”, ka thënë ajo, raporton rtk.

Share This