Fillon ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024

Fillon ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024

Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 ka nisur në lumin Sena.

Ekipi i parë olimpik që ka kaluar me anije ka qenë ai i Greqisë. Tradicionalisht, ekipi i Greqisë parakalon i pari, duke nderuar faktin se Lojërat Olimpike ishin organizuar për herë të parë në Greqi.

Parakalimi po zhvillohet sipas renditjes alfabetike të shteteve. Ekipi shqiptar ka kaluar ndërsa pas pak pritet të kalojë edhe ekipi i Kosovës.

Në ceremoni janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Share This