Parisi në qendër të botës, nisin Lojërat Olimpike
Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do ngre zyrtarisht siparin në orën 19:30 minuta, me ceremoninë e hapjes në Paris që do të zgjasë 4 orë, një veprimtari që do të bëjë bashkë 10. 500 sportistë nga e gjithë bota. Rtsh-sport do të transmetojë ngjarjen e madhe , festimet e së cilës nuk zhvillohen si gjithnjë në stadium, por do të jenë 160 varka me të cilët sportistët pjesëmarrës do të lundrojnë nëpër lumin Senë.
Skuadra shqiptare përfaqësohet me 8 sportistë, përkatësisht : me Luiza Gega, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Franko Burraj, Manjola Konini, Kaltra Meça dhe Grisi Konxhaku, sportiste këta që do të garojnë në disiplina të ndryshme dhe me synimin për medalje në këtë kompeticion të rëndësishëm botëror. 206 janë vendet që marrin pjesë, dhe do të garohet në 32 disiplina.
Radio Televizioni Shqiptar, për 19 ditë do të transmetoj ketë ngjarje te madhe sportive ku priten et ndahen 329 medalje të arta. Garat zhvillohen në 35 zona, Pentatloni modern dhe garat me kuaj do të zhvillohen para Kështjellës së Versajës, futbolli luhet në stadiumet e gjithë vendit, ndërsa hendbolli do të luhet në Lilë.
Surfistët i zhvillojnë garat jashtë kufijve të Francës, në Tahiti, ishullin më të madh të Peloponezit francez, por pjesa më e madhe e sportistëve garon në qendër të Parisit. Entuziazëm të madh pritet të kenë volejbollistët e rërës, sepse luajnë në fusha me pamje nga Kulla Eifel.