
Kërkohej nga Luksemburgu, arrestohet në Kosovë shtetasi kosovar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet D.A., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut nën dyshimin për veprën penale të vjedhjes.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar më 30 tetor, rreth orës 16:30, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, pas urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

