Moti i ftohtë dhe ngrica në shumë zona

Moti i ftohtë dhe ngrica në shumë zona

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me temperatura që do të jenë veçanërisht të ulëta gjatë mëngjesit dhe natës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 0 deri 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare, duke sjellë ndjesinë e ftohtë gjatë ditës.

Për shkak të temperaturave të ulëta, gjatë natës dhe mëngjesit mund të ketë ngrica, ndaj qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm në rrugë.

Share This