Kosova dhe Shqipëria bashkojnë skenën me “Neighbours – From Motherland”

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë skenën me “Neighbours – From Motherland”

Bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është rikthyer në skenë përmes baletit. “Neighbours – From Motherland”, bashkëprodhim i Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, u prezantua në Tiranë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit.

Përmes lëvizjes, trupit dhe gjuhës universale të artit, artistët nga të dyja vendet sollën në skenë një vepër që synon të përcjellë lidhjen dhe afërsinë mes dy vendeve.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka përshëndetur bashkëpunimin, duke uruar artistët për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e kësaj shfaqjeje.

Pas prezantimit në Tiranë, “Neighbours – From Motherland” do të shfaqet edhe në Kosovë.

Shfaqja është paralajmëruar për 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, duke sjellë në skenën kosovare këtë bashkëpunim artistik mes dy institucioneve kombëtare të baletit.

Përmes artit skenik, projekti synon të krijojë një hapësirë të përbashkët artistike dhe të forcojë bashkëpunimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Share This