Assane Diatta, ‘Ylli i Javës’

Assane Diatta, ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së gjashtë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Assane Diatta, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74.

Diatta dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij për 92 minutat e luajtura, duke qenë një nga futbollistët më meritorë në fitoren e FC Prishtinës ndaj FC Feronikeli 74 (3:0), me tri pikët që i japin kryesimin e tabelës në Albi Mall Superligë.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Share This