“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar një aksion simbolik në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Pak para nisjes së seancës konstituive, Eliza Hoxha dhe Artan Behrami vendosën në foltore logon e UÇK-së me shkrimin “UÇK na bashkon”, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë veprim, pak më parë kishte paralajmëruar edhe deputetja Ganimete Musliu.

Share This