
Mot sot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 33°C
Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare priten kryesisht në zonat përreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

