Kane hap derën për rinovimin me Bayern Munich

Kane hap derën për rinovimin me Bayern Munich

Harry Kane ka dhënë sinjale të qarta se është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin te Bayern Munich, me sulmuesin anglez që ka pranuar se tashmë është momenti i duhur për të diskutuar për një kontratë të re, raportojnë mediat e huaja, transmeton Rekordi.net.

33 vjeçari iu bashkua Bayern Munich nga Tottenham Hotspur në vitin 2023 dhe që prej atëherë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze. Ai ka realizuar plot 146 gola në 147 paraqitje me fanellën e klubit gjerman.

Kontrata aktuale e kapitenit të Anglisë me Bayern Munich skadon në verën e ardhshme, por palët duket se janë të hapura për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Kam edhe një vit në kontratën time, kështu që tani është koha për të biseduar për këtë”, ka thënë Kane të hënën.

Sulmuesi anglez ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në fazën përgatitore me Bayern Munich, pasi ishte pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2026.

Bayern Munich do ta nisë sezonin 2026/27 më 22 gusht, kur do të përballet me Borussia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë.

Deri atëherë, e ardhmja e Kane pritet të jetë një nga çështjet kryesore në tavolinën e drejtuesve të klubit, me të dyja palët që tashmë kanë sinjalizuar gatishmëri për të diskutuar një marrëveshje të re. /Rekordi.net

Share This