Shqipëri, diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme

Shqipëri, diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (11 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /rtsh/

Share This