Diell, vranësira të shpërndara, temperatura deri në 32°C

Diell, vranësira të shpërndara, temperatura deri në 32°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë vendi do të dominohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell.

Sipas parashikimit, reshje të izoluara shiu mund të paraqiten kryesisht në zonat malore, ndërsa në pjesën më të madhe të territorit pritet mot i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 1–7 metra në sekondë.

Share This