
Ismet Beqiri kërkon publikisht largimin e Abdixhikut: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë
Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për zhvillimet në parti.
Ai ka thënë se LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje në të gjitha nivelet e saj, duke kërkuar largimin e Lumir Abdixhikut.
Beqiri tha se ka qenë tradite që kryetari të marrë përgjegjësi për rezultatin.
“Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët. LDK duhet të shkoj në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka thënë ndër tjerash Beqiri, raporton Express.

