
Kosovari dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen e partneres së tij, kërkohet dhe të deportohet nga Zvicra
Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t’i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe të deportohet nga Zvicra.
Një burrë 46-vjeçar u dënua me 20 vjet burg të mërkurën nga Gjykata e Qarkut në Vevey, Vaud. Ai kishte vrarë partneren e tij në apartamentin e saj në maj të vitit 2023.
Gjykata ndoqi rekomandimin e prokurorisë për masën e dënimit, transmeton albinfo.ch. Një javë më parë, prokuroria kishte kërkuar një dënim me 20 vjet burg. Në përcaktimin e dënimit, gjykata mori parasysh një ulje të lehtë të fajësisë së autorit të krimit.
Gjyqtarët gjithashtu urdhëruan që shtetasi kosovar, i cili banon në Gjermani, t’i nënshtrohet trajtimit spitalor dhe të deportohet nga Zvicra. I dënuari nuk tregoi asnjë reagim kur u lexua vendimi, i cili u përkthye në shqip.
Krimet për të cilat ai u dënua datojnë që nga maji i vitit 2023. Ishte një marrëdhënie e përshkuar nga konflikte, e karakterizuar nga xhelozia dhe posesiviteti i autorit, si dhe mosmarrëveshjet, përcjell albinfo.ch. I dënuari kishte qenë në një marrëdhënie në distancë me viktimën, atëherë 38-vjeçare, që nga viti 2020. Ai kishte mbërritur në shtëpinë e saj në Vevey dy ditë më parë.
Pas disa fjalosjeve, ai e kishte goditur disa herë atë me një thikë që është e palejuar në treg dhe me një teh të integruar. Gjykata gjithashtu e shpalli fajtor për shkelje të Ligjit Federal për Armët, Aksesorët e Armëve dhe Municionet./Albinfo.ch

