Muriqi flet si lojtar i Fenerbahçes: Do të jap gjithçka për këtë emblemë

Muriqi flet si lojtar i Fenerbahçes: Do të jap gjithçka për këtë emblemë

Fenerbahçe ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, duke e bërë atë një nga përforcimet kryesore të skuadrës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin turk, duke u rikthyer në klubin ku kishte lënë gjurmë me paraqitjet e tij të suksesshme.

Gjatë prezantimit zyrtar, Muriqi shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të klubit dhe tifozëve për besimin e treguar.

“Dua të falënderoj sinqerisht presidentin tonë, z. Oguz, trajnerin Ismail Kartal dhe të gjithë tifozët e Fenerbahçes që më dhanë mundësinë të vesh sërish këtë fanellë të madhe”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Ai theksoi se do të japë maksimumin për suksesin e ekipit dhe premtoi përkushtim të plotë në çdo ndeshje.

“Mund të jeni të sigurt se do të luftoj dhe do të jap gjithçka për këtë emblemë. Si gjithmonë, do të përpiqem të jem i denjë për fanellën e Fenerbahçes. Shpresoj që në fund të këtij rrugëtimi të festojmë së bashku titullin kampion”, shtoi Muriqi.

Rikthimi i 32-vjeçarit shihet si një lëvizje strategjike e klubit verdheblu, i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për garat vendore dhe ato evropiane në sezonin e ardhshëm.

Share This