Gjini prezanton programin qeverisës në Podujevë, premton zhvillim ekonomik

Gjini prezanton programin qeverisës në Podujevë, premton zhvillim ekonomik

Subjekti politik Aleanca ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Podujevës. Kryetari i kësaj partie Ardian Gjini, kandidat për kryeministër prezantoi programin qeverisës para përkrahësve.

Gjini premtoi siguri energji dhe zhvillim.

“Menjëherë sa të konstituohen institucionet mundemi me e heq taksën në tokë të punuar menjëherë, pragun e TVSh përnjëherë, do të kenë me shumë mjete në konto të veta, e prej atyre mbërrijnë të rris biznesin e vet, secili e din çka po flas”, tha ai.

Ardian Gjini, premtoi edhe zhvillim ekonomik dhe përkrahje për bizneset.

“Kosova ka nevoje jetike me i ndërru ligjet për bizneset, për bashkatdhetarët është lodhje, nuk humbin asgjë ne për tre vjen nuk i marrin tatim, pas tre vjete i marrim ato para, buxheti ynë për pak kohë kish me e mbërri një buxhet për pension për 500 euro”, shtoi ai, raporton rtk.

Gjini premtoi edhe vizionin për arsim më cilësor siç tha ai, derisa kërkoi përkrahje nga Llapjanët.

Share This