“Ata që s’kanë bërë asgjë për Kosovën janë bërë bashkë në fushatën kundër komandantëve të UÇK-së – Propagandë e paguar”, Xhavit Haliti

“Ata që s’kanë bërë asgjë për Kosovën janë bërë bashkë në fushatën kundër komandantëve të UÇK-së – Propagandë e paguar”, Xhavit Haliti

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se është gabim i madh të sulmohen njerëzit e luftës.

I ftuar në Pressing në T7, Haliti, ka thënë se, ‘’ata që s’kanë bërë kurrgjë për Kosovën, janë bashku në këtë fushatën që bëhet kryesisht komandantëve të UÇK’së

‘‘Mendoj që zotit Kurti, i intereson shumë historia, i intereson për me mbet në histori. Gabimi më i madh më trashanik është në qoftë se sulmohen njerëzit me etiketime të pavërteta dhe të panevojshme.  Ata që s’kanë bërë kurrgjë për Kosovën, janë bashku në këtë fushatën që bëhet kryesisht komandantëve të UÇK’së, me një propagandë e cila është edhe e paguar në variante të ndryshme’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Express.

Share This