Gjini: Me apo pa koordinim, Lista Serbe për të disatën herë po i ndihmon Kurtit për zvarritje, e kemi ditur këtë skenar

Gjini: Me apo pa koordinim, Lista Serbe për të disatën herë po i ndihmon Kurtit për zvarritje, e kemi ditur këtë skenar

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se për të disatën herë, Lista Serbe po e ndihmon LVV’në për të realizuar agjendën siç po dëshiron.

Në një konferencë për media, Gjini ka thënë se zvarritja po ndodh siç do Vetëvendosje.

“Kush e di për të satën herë, me koordinim apo pa koordinim, Lista Serbe po ndihmon që Albin Kurti ta zhvillojë agjendën e vet qysh i konvenon. Është një maskaradë për ta zvarritur procesin ashtu siç u përshtatet atyre”, ka thënë Gjini.

“Sot të gjithë e kuptojnë drejt pse Aleanca nuk ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj maskarade. I ftoj, qysh i kam ftuar edhe më herët, edhe dy partitë e tjera në opozitë që mos të bëhen pjesë e kësaj maskarade”, ka shtuar Gjini.

Gjini ka deklaruar se ky skenar ka qenë i qartë që nga muaji korrik, kur LVV ka refuzuar ofertën e Aleancës.

“Prej korrikut ju kam treguar që kjo ka për të ndodhur. Partia që ka dalë e para nga zgjedhjet ka refuzuar të merret me ofertën tonë. Vetë fakti që kanë refuzuar, ka treguar që ky ka qenë qëllimi”, ka thënë Gjini.

“Duhet të mbërrihet së paku data 30 shtator, në mënyrë që kur të kalkulohet edhe 60-ditëshi, edhe 45 ditë deri në shkuarjen në zgjedhje, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara ta mbërrijë datën 27 dhjetor. Pse datën 27 dhjetor? Sepse këta njerëz që e kanë uzurpuar pushtetin në Kosovë, e kanë humbur besimin e qytetarëve që jetojnë këtu. Jeta është bërë më e rëndë”, tha ai. /GE/

Share This