
PSG sërish në majat e Evropës, mposht Arsenalin
PSG sërish është në majat e Evropës. Parisienët mposhtën Arsenalin, me rezultat 4-3 pas penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.
Përballja mes dy gjigantëve evropianë ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli, me raste të shumta dhe ritëm të lartë gjatë 90 minutave.
Arsenali e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Kai Havertz realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës londineze.
Pas golit të pësuar, kampionia në fuqi e Evropës mori kontrollin e lojës, dominoi në posedim dhe krijoi vazhdimisht raste në kërkim të golit të barazimit. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “Topçinjve”.
Edhe pjesa e dytë solli futboll cilësor dhe intensitet të lartë. PSG-ja vazhdoi presionin ndaj portës së Arsenalit dhe arriti ta gjejë golin e shumëpritur në minutën e 65-të. Ousmane Dembele u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1.
Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Gola nuk kishte as një lojën shtesë. Fitues u përcaktua nga pika e bardhë, ku dramën e penalltive fitojë PSG-ja me rezultat 4-3.
Përfundimisht PSG e Luis Enrique mbetet në krye të futbollit evropian, derisa Arsenali as pas 22 vitesh nuk ia del të fitojë Ligën e Kampionëve.

