
Lajm i mirë për Argjentinën, Messi gati për Botërorin 2026
Tifozët e Argjentinës kanë marrë frymë lirshëm pas lajmeve të fundit për gjendjen fizike të Lionel Messi.
Sulmuesi i Inter Miami nuk ka pësuar lëndim serioz dhe pjesëmarrja e tij në Botërorin 2026 nuk duket në rrezik.
Kapiteni argjentinas u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen e fundit për shkak të shqetësimeve fizike, ndërsa klubi nga MLS konfirmoi se bëhet fjalë për një “tërheqje nga mbingarkesa dhe lodhja muskulore në kofshën e majtë”.
Ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar komplikime më të rënda, ndërsa rikthimi i 38-vjeçarit në stërvitje do të varet nga evoluimi i gjendjes së tij në ditët në vijim.
Pas takimit, trajneri Guillermo Hoyos minimizoi situatën, duke deklaruar se Messi kishte ndier lodhje për shkak të ngarkesës së madhe fizike.
Që prej transferimit në SHBA në vitin 2023, stafi teknik i Inter Miami ka menaxhuar me kujdes minutat e kampionit të botës, duke i dhënë pushim në periudhat më intensive të sezonit për të shmangur lëndimet.
Gjithçka tashmë tregon se Messi do të jetë i gatshëm për të udhëhequr Argjentinën në Botërorin 2026, i cili pritet të jetë i gjashti në karrierën e tij historike.
Kujtojmë se Argjentina ndodhet në grup me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

