Abdixhiku nga Gjakova: Ky qytet meriton më shumë se harresën

Abdixhiku nga Gjakova: Ky qytet meriton më shumë se harresën

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK), është deklaruar pas një takimi që zhvilloi me qytetarë në Gjakova, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit, Abdixhiku theksoi rëndësinë historike dhe potencialin e Gjakovës, duke e cilësuar atë si një qytet të punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare.

“Në Gjakovë folëm për zhvillimin, industrinë dhe zejtarët që i kanë dhënë shpirt këtij qyteti. Diskutuam për turizmin, kulturën dhe potencialin që pret të zgjohet, si dhe për bizneset e vogla që mbajnë familje të tëra”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Gjakova meriton më shumë vëmendje dhe investime konkrete për të ardhmen.

“Është një qytet që meriton shumë më tepër se harresën e përjetuar ndër vite”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se qyteti sot ka nevojë për vizion, investim dhe përkushtim institucional, duke theksuar se nuk mjaftojnë vetëm fjalët.

Në fund, Abdixhiku falënderoi qytetarët për pritjen dhe debatet e hapura gjatë takimit.

Share This