
Albulena Haxhiu mirëpret shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Këshilli Prokurorial i Kosovës për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar këtë hap si një mundësi për rikthimin e një procesi të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.
Ajo ka theksuar se është thelbësore që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme dhe të besueshme, larg ndikimeve politike apo interesave të ngushta, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional.
Sipas Haxhiut, besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci.

