FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n

FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n

Manchester City ka triumfuar në finalen e FA Cup, duke mposhtur Chelsea-n me rezultat minimal 1-0 në një tejet interesante.

“Qytetarët” e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi me Erling Haaland, por goli i norvegjezit u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të aksionit.

Në anën tjetër, Chelsea u përpoq të reagojë, me Joao Pedro që kërkoi dy herë penallti pas kontakteve brenda zonës, por gjyqtari nuk ndryshoi vendimin as pas konsultimit me VAR-in.

Fitues i kësaj sfidë u vendos në minutën e 72-të, kur Antoine Semenyo shënoi golin vendimtar me një prekje të bukur me thembër, pas një asistimi të Haaland, duke i dhënë City-t trofeun.

Chelsea pati raste për të barazuar, por pa sukses në finalizim, duke e lënë trofeun në duart e skuadrës së Manchester City.

Me këtë fitore, City vazhdon garën për objektivat e mbetur sezonalë në kampionat, duke synuar maksimumin në ndeshjet e fundit të Premier League.

Share This