Forcat amerikane ndërpresin sulmet, nisin vetëmbrojtjen kundër Iranit

Forcat amerikane ndërpresin sulmet, nisin vetëmbrojtjen kundër Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë ndërprerë sulme të cilësuara si “të paprovokuara” nga Irani dhe janë kundërpërgjigjur me sulme vetëmbrojtëse në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas deklaratës së CENTCOM, forcat iraniane lëshuan raketa, dronë dhe përdorën anije të vogla kundër anijeve luftarake amerikane USS Truxtun, USS Rafael Peralta dhe USS Mason, teksa ato kalonin në korridorin ndërkombëtar detar drejt Gjirit të Omanit.

Autoritetet amerikane thanë se asnjë aset i SHBA-së nuk u godit gjatë sulmeve, raporton euronews.al.

CENTCOM deklaroi se ka neutralizuar kërcënimet dhe ka shënjestruar objektet ushtarake iraniane të përfshira në sulm, përfshirë vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, qendrat e komandës dhe kontrollit, si dhe objektet e inteligjencës dhe mbikëqyrjes.

Në fund të deklaratës, SHBA theksoi se nuk kërkon përshkallëzim të situatës, por mbetet e gatshme të mbrojë forcat e saj në rajon.

Share This