Shpërthen Raphinha: Janë gënjeshtra, dua të qëndroj te Barcelona

Shpërthen Raphinha: Janë gënjeshtra, dua të qëndroj te Barcelona

Braziliani Raphinha ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve për një largim të mundshëm nga Barcelona, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Braziliani tha se prej ditës së parë në klub është përballur me lajme të vazhdueshme për të ardhmen e tij dhe se, sipas tij, shumë prej tyre janë të fabrikuara.

“Ka shumë spekulime që nuk janë të vërteta. Disa njerëz nuk duket se duan të më shohin këtu. Sidomos disa media, ku ka individë që publikojnë vetëm gënjeshtra,” ka deklaruar Raphinha.

Ai shtoi gjithashtu se i njëjti gazetar, sipas tij, ka publikuar më herët informacione të pasakta për të, duke përfshirë edhe pretendime për takime me klubin apo diskutime për të ardhmen e tij.

“Ky person vetëm gënjen. Sa herë që publikon diçka, duhet injoruar. Shumica e asaj që thotë është e pavërtetë dhe pa rëndësi,” ka shtuar ai.

Barcelona vazhdon garën për titull në La Liga, ndërsa Raphinha mbetet një nga lojtarët kyç të skuadrës këtë sezon.

Share This