PSG në finalen e madhe të Champions-it, bie Bayern Munich

PSG në finalen e madhe të Champions-it, bie Bayern Munich

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, pasi barazoi 1-1 në udhëtim ndaj Bayern Munich dhe siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Sfida e zhvilluar në Mynih ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, me raste nga të dyja skuadrat, por me pak gola. Kampionët në fuqi të Evropës e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e 3-të me anë të Ousmane Dembele, gol që vulosi edhe pjesën e parë.

Bayern reagoi në fundin e pjesës së parë dhe gjatë pjesës së dytë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, por pa sukses për pjesën më të madhe të takimit.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Harry Kane realizoi për 1-1 (90+4’), por ky gol nuk mjaftoi për bavarezët për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique menaxhoi avantazhin e krijuar në ndeshjen e parë dhe siguroi biletën për në finalen e madhe.

Në finalen e 30 majit, që do të zhvillohet në Budapest, PSG do të përballet me Arsenal, në një duel që pritet të jetë spektakolar për trofeun më të madh të futbollit evropian.

Share This