
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Po ashtu njoftohet se në orën 09:50, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllobar.
Në orën 10:15, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Verboc.
Në orën 10:45, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shtuticë.
Në orën 11:15, U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë.


