Departamenti Amerikan i Shtetit: Rubio, i pranishëm në bisedimet e drejtpërdrejta Liban-Izrael

Departamenti Amerikan i Shtetit: Rubio, i pranishëm në bisedimet e drejtpërdrejta Liban-Izrael

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio do të marrë pjesë në takimin e së martës midis ambasadorëve libanezë dhe izraelitë në Uashington.

Yechiel Leiter i Izraelit dhe Nada Hamadeh Moawad e Libanit do t’i bashkohen Rubios për bisedimet që do të zhvillohen në Departamentin e Shtetit.

Qëllimi i bisedimeve është t’i jepet fund konfliktit që ka përfshirë Libanin jugor, ku Izraeli po godet pozicionet e Hezbollahut, duke detyruar qindra mijëra civilë të ikin, duke vrarë më shumë se 2,000 dhe duke plagosur më shumë se 6,500, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit, transmeton euronews.al.

Të hënën, udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, i kërkoi Libanit të anulonte takimin e planifikuar me Izraelin. Grupi e hedh poshtë idenë e negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin.

Share This