Trump: Piloti amerikan i zhdukur në Iran u shpëtua gjatë një operacioni të guximshëm

Trump: Piloti amerikan i zhdukur në Iran u shpëtua gjatë një operacioni të guximshëm

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se anëtari i zhdukur i ekuipazhit amerikan është shpëtuar me sukses dhe ndodhet “i sigurt dhe i shëndoshë”, pas një operacioni të guximshëm të forcave ushtarake amerikane në Iran.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump e cilësoi misionin si një nga operacionet më të guximshme të kërkim-shpëtimit në historinë e SHBA-së. Ai tha se ushtari i shpëtuar, një kolonel i respektuar, ishte prapa linjave të armikut në malet e Iranit, ndërsa forcat amerikane po monitoronin vendndodhjen e tij 24 orë në ditë.

Trump konfirmoi se anëtari i ekuipazhit ka pësuar lëndime, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai shtoi se operacioni u krye pa asnjë viktimë amerikane dhe pa të plagosur, pavarësisht angazhimit mes forcave amerikane dhe iraniane gjatë aksionit.

“Ne kurrë nuk do të lëmë pas një luftëtar amerikan,” – theksoi Trump, duke shtuar se dhjetëra avionë u dërguan për të realizuar shpëtimin.

Presidenti e mbylli mesazhin e tij me fjalët: “Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë trupat tona dhe Gëzuar Pashkët për të gjithë!” /rtsh/

Share This